Sapo ka përfunduar ndeshja e mbrëmjes mes Cagliarit dhe Milanit, e cila pa kuqezinjtë të fitojnë 1-0 dhe të konfirmohen në krye të renditjes së Serisë A 2021-2022, kur kaosi zbriti ne “Unipo Domus” të Sardenjës. U përfshine të gjithë lojtarët dhe stafet e dy skuadrave.
Cfare ndodhi? Menjëherë pas fishkëllimës së fundit të arbitrit Daniele Chiffi pati një shkëmbim të ashpër mes Fikayo Tomorit dhe tifozerise se nxehte te Cagliarit pasi tifozët sardenë shënjestruan me ofendime raciste portierin kuqezi, Mike Maignan.
Për këtë arsye mbrojtësi anglez në fund të ndeshjes u kthye drejt tyre dhe u gëzua për fitoren. Prej aty shpërtheu një rrëmujë që zgjati për disa minuta dhe u desh ndërhyrja e shumë njerëzve, mes tyre edhe disa drejtuesve, për të rivendosur qetësinë dhe të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes. Edhe Paolo Maldini zbriti ne fushe.
Nderkohe, Ibrahimovic ishte me i acaruari dhe u deshen shume futbolliste ta hiqnin. Tomori vazhdonte bente me shenje se duhet te degjonin se cfare po bertitej ne stadium teksa ne sfond degjohen thirrje “cigan” dhe behen gjeste majmuni.
Stefano Pioli në Sky konfirmoi atë që kishte ndodhur: “Mike (Maignan) ma tha këtë gje! Nuk behen ato ofendime mister. Gjithmonë më vjen keq kur ndodhin këto gjëra.” Me pas trajneri tha edhe per Dazn se foli me Tomori dhe ai i konfirmoi gjithashtu te njejten gje.