Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson u qortua sot nga një gazetare ukrainase, e cila e përlotur i tha se Perëndimi ka dështuar për t’i mbrojtur ata nga Vladimir Putin ‘barbar’. Johnson u akuzua nga gazetarja se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur njerëzit, ndërsa ai po jepte një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Poloni. “Nuk po vini në Kiev, kryeministër. Sepse keni frikë. NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore. Por tashmë ka filluar”, tha Daria Kaleniuk.
Pasi dëgjoi në heshtje, Johnson u përgjigj se ai po bënte maksimumin, por shtoi se nuk mund të pretendonte që Perëndimi do të ndërhynte ushtarakisht. “Fatkeqësisht që Mbretëria e Bashkuar të angazhohet në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë, nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai.
Forcat pushtuese ruse i kanë përshkallëzuar sulmet e tyre, ndërsa OKB thotë se të paktën 136 civilë janë vrarë deri më tani, duke përfshirë 13 fëmijë dhe qindra të tjerë janë plagosur. Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar “është gati” për të pranuar refugjatë në “numra të konsiderueshëm”, duke sugjeruar që kjo mund të nënkuptojë më shumë se 200,000. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson u qortua sot nga një gazetare ukrainase, e cila e përlotur i tha se Perëndimi ka dështuar për t’i mbrojtur ata nga Vladimir Putin ‘barbar’. Johnson u akuzua nga gazetarja se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur njerëzit, ndërsa ai po jepte një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Poloni.