Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se vendi i tij “si i tërë” ishte i gatshëm të vepronte si garantues i sigurisë për Ukrainën. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Gebestreit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Scholz demonstroi “gatishmëri të përgjithshme” për rolin e dorëzanit të sigurisë në një bisedë telefonike me Zelensky. Gebestreit shtoi se nuk donte të spekulonte nëse roli i garantuesit të sigurisë do të përfshinte gjithashtu një komponent ushtarak.
Britania thuhet se e ka konsideruar kërkesën e Ukrainës si një garantues të sigurisë së saj, por përjashton angazhimin e anëtarëve të NATO-s në Aleancë. Pas bisedimeve në Stamboll të martën, përfaqësuesi i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, Oleksandr Chaly, shpjegoi se Ukraina kërkon garanci sigurie nga Perëndimi, si për vendet e NATO-s. “Unë kam theksuar tashmë se këto garanci janë praktikisht analoge në përmbajtjen dhe formën e tyre me nenin 5 të Traktatit të NATO-s”, deklaroi Chaly.