SHBA-të janë duke mbajtur një qendrim të prerë kundër Rusisë në agresionin e saj ndaj Ukrainës. Përveç ndihmave ndaj ukrainasve, SHBA-të duket se kanë vënë në lëvizje edhe makinerinë e tyre gjigante ushtarake.

Raportohet se aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman” ndodhet aktualisht vetëm pak kilometra nga Deti i Zi, pikërisht përballë ngushticës së Dardaneleve. Ajo ndodhet aty bashkë me anijet e tjera shoqëruese duke i dhënë një mesazh të fortë Putinit dhe ushtrisë së tij.

Aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman” është pjesë e Flotës së Gjashtë amerikane, të pozicionuar në Mesdhe.