Juventusi është vënë në kërkim të një sulmuesi të madh pasi u konfirmua largimi i Paulo Dybalas në fund të sezonit. Palët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës, kështu që palët do të ndahen në verën që vjen. E në ndërkohë, “Bianconeri” janë vënë në gjah për pasuesin e sulmuesit argjentinas.
Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” raporton se Bardhezinjtë janë duke e përgatitur një ofertë të çmendur për Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian nuk e ka vazhduar ende kontratën me Liverpoolin pasi kërkesa dhe oferta po dallojnë. Andaj, “Zonja e Vjetër” do të mundohet të përfitojë nga rasti dhe ta bindë sulmuesin e rrezikshëm të përfundojë në Torino.
Salah ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në Premierligë në vitet e fundit. Preferencë e tij është të mbetet në “Anfield Road”, por nëse nuk e gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit, gjatë verës që vjen mund të largohet nga Liverpooli.