Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri duke folur për raportin e Komisionit Hetimor për impiantin e mbetjeve urbane tha se, “akuzat e ngritura qoftë për qeverinë por edhe ndaj personit tim, pata mundësinë t’i çmontoj në mënyrë të qetë para komisionit hetimor”.
Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Gjiknuri e cilësoi Komisioni hetimor qesharak, pasi siç tha ai, “në fund ky komision prodhoi një fletë rrufe politike dhe i shndërroi kolegët deputetë në prokurorë, të cilët ngritën akuza qesharake duke e çmontuar dhe kauzën e tyre politike, që mendonin se e kishin ngritur mirë”.
Gjiknuri vuri në dukje se raporti që ka përgatitur ky Komision, tregon qartë që e kanë bërë copa copa njerëz të ndryshëm të cilët janë nxitur të prodhojnë një trakt politik, ndërkohë që nga ana tjetër, ato vepra pavarësisht nga akuzat që janë ngritur, nuk mund t’ju mohohet vlera e tyre.
“Emri im është futur qëllimisht nga kreu i Partisë Demokratike për të njollosur emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, sepse roli im është minimal dhe i papërfillshëm”, deklaroi ai, teksa vuri në dukje se “ai Komision u ngrit sfond i zhvillimeve të tjera politike nga PD”.
“Dilni këtu dhe thoni është dhënë një koncesion i fshehtë nga Gjiknuri për 25 vjet, ndërsa aty ka një shkresë një autorizim të qartë me bazë ligjore. Trakti që prodhoi ai Komision provojë falsitetin e gjithë akuzave dhe dështoi dhe sfondin për të cilën e zhvilluat, për t’i dhënë oksigjen një partie që fatkeqësisht po shkërmoset përditë dhe nuk ju vlejti as për fushën e 6 marsit”, deklaroi Gjiknuri.
Gjiknuri theksoi se “qeveria shqiptare, pavarësisht çdo pretendimi që mund të ketë çdo vepër publike, asnjë nuk e mohon dot se këto vepra publike po japin ndikimin e tyre në ekonomi dhe mjedis. Incerenatori i Elbasanit ka zgjidhur problemin e mbetjeve dhe së shpejti do të kemi një edhe në Fier, sepse janë vepra në shërbim të qytetarëve dhe vendit”.
Home Lajme Aktualitet Gjiknuri për Komisionin: Prodhoi një trakt politik, tentuan t’i japin oksigjen një...