360 fermerë në zonën e Librazhdit do të trajnohen nga projekti i financuar nga BE “Jo drogë. Pikë Grumbullimi”, për t’i mbështetur në rritjen e cilësisë dhe sasisë së produkteve të tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri informoi se “ndërkohë, ka nisur puna për ndërtimin e një pike grumbullimi, duke adresuar shqetësimet e fermerëve në gjetjen e tregut për të shitur produktet e tyre”.

“I zbatuar nga World Vision Albania, projekti do të rrisë ndërgjegjësimin tek rreth 1500 të rinj për rrezikun e përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke u ofruar atyre një alternativë të qëndrueshme punësimi”, tha Gjiknuri.