Rregullatori britanik i energjisë, OFGEM ka njoftuar rritjen e çmimit të gazit duke filluar nga nesër, 1 prill.

Familjet britanike do të shohin rritjen më të madhe të kostos së energjisë në histori nga e premtja, kur faturat do të rriten me 54% ose pothuajse 700 sterlina (920 dollarë), në pak më pak se 2 000 sterlina në vit.

Rregullatori OFGEM u detyrua të rriste kufirin e çmimit të energjisë në një rekord prej 1 971 sterlina për një familje të zakonshme, pasi çmimet e gazit u rritën në nivele të larta të paprecedenta.

Organizata bamirëse për të varfërit për lëndët djegëse ”National Energy Action” (NEA) paralajmëroi se kostoja e ngrohjes së një shtëpie mesatare tani është dyfishuar përgjatë këtyre 18 muajve duke i lënë 6,5 milionë familje të paafta për të jetuar në një shtëpi të ngrohtë dhe të sigurt, në të gjithë Britaninë e Madhe.