Karnavalet ishin kryefjala e kësaj fundjave në qytetin e Gjirokastrës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga atmosfera festive në qytetin e gurtë.

Parada me maska dhe kostume shumëngjyrëshe nga fëmijët në rrugët e kalldrëmta, gjallëruan Gjirokastrën.

Eventi u shoqërua me aktivitete të ndryshme si performanca me muzikë elektrizuese, ekspozitë me fotografi nga karnavalet në vite, por nuk ka munguar edhe tradita e kulinarisë gjirokastrite.

Gjirokastra ka festuar karnavalet që në vitet ’20 – ’30, e dëshmuar kjo edhe nga fotot historike ku kostumi tipik i kësaj dite ishte ai tradicional i zonës, fustanella labe.

Kjo festë u rikthye 2 vite më parë pas më shumë se 6 dekadash mungesë.