Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit. Me vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetori 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Sipas statutit të Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit, ndryshimet i hapin rrugë primareve brenda partisë, me qëllim fuqizimin e anëtarësisë, sanksionojnë legalizimin e fraksioneve, si dhe përcaktojnë largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa për zgjedhjet lokale kryetari duhet të votëbesohet.

Po kështu, me regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Partisë Demokratike i rikthehet logo e vjetër e partisë.

CILAT JANË NDRYSHIMET NË STATUT QË U VENDOSËN NË KUVENDIN E 11 DHJETORIT TË KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT: -Parimi një anëtar, me qëllim të forcohet anëtarësia. Të zgjedhin kryetarët e degëve.
-Votimet primare, kandidatët për Parlamentin dhe organet vendore kanë të drejtë t’i zgjedhin anëtarët -Referendumi, vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia. -Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës, fusim në statut fraksionet, partia bëhet më e madhe duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë.

-Kryetari duhet të udhëheq në bazë të vullnetit të anëtarësisë. -Organet do të bëhen fleksible dhe me fuqi vendimmarrëse, anëtarët do të zgjidhet me votë të fshehtë. Mbaron koha që kryetari emëron -Kryetari që humb zgjedhjet, pavarësisht arsyes i mbaron mandati menjëherë. Ky mekanizëm rrëzon kultin e individit. -Organizatat partnere, përveç lidhjes së gruas dhe të FRPD është shtuar dhe grupi Dhjetor 90’, të cilat do të kenë kuota më të mëdha dhe më shumë liri. -Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon log, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër.

-Të gjithë organet do të futen në një garë dhe në një ristrukturim për t’u përgatitu për një opozitë të vërtetë. -Ne propozojmë që me statut, që të ngrihet një komision i përkohshëm me figura dhe me autoritet. Ky organ do të garantoj deri në një fazë të dytë, kur të zgjidhet kryetari i ri dhe organet e reja.