Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Korçë. Burime zyrtare nga drejtoria e bujqësisë bëjnë me dije se sapo kanë mbërritur rezultatet që konfirmojnë se pelikani kaçurrel që iu nënshtrua ekzaminimeve në kryeqytet ka dalë pozitiv.

Aktualisht të gjitha grupet janë në terren për te evidentuar edhe raste të tjera nëse do të ketë. Kujtojmë se 3 pelikanë kaçurrelë janë gjetur 3 ditë më parë në ujërat e liqenit të Prespës së Vogël në Devoll në afërsi me kufirin grek. Balkanweb/