Disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që u dha të drejtë duke njohur zyrtarisht statutin e Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit të iniciuar nga Sali Berisha.
Deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe të tjerë janë disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.
Ndërkohë, edhe dyert e blinduara që ishin vendosur në ambientet e brendshme të selisë blu u hoqën një ditë më parë.
Aktualisht në selinë e PD janë Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.