I ashpër ka qenë në qëndrimin e tij Helidon Bushati, i cili i ka thënë Bashës se ai dhe Berisha janë përgjegjës për shkatërrimin e PD-së. Teksa demokratët janë përçarë në dy kampe, një pjesë me Bashën e një pjesë me Berishën, Bushati ka vënë theksin te nevoja për një kongres pajtimi.
“Nuk e kuptoj deklaratën tënde. Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet kongres pajtimi. Të bashkohemi. Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të Shtëpisë së Lirisë të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa”, ka thënë ai.