Ushtarët janë ata që u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve në këto ditë rreziku. Janë ata të cilët kanë udhëhequr disa prej evakuimeve ku disa prej tyre u ndërprenë për shkak të sulmeve. Në këto kohë kanë harruar veten e tyre dhe primare janë qytetarët ukrainas.
Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët i janë bashkuar ushtrisë ukrainase duke shprehur gatishmërinë të jepnin jetën e tyre për atdheun. Lufta vazhdon dhe situata mbetet shqetësuese në Ukrainë pasi Rusia vazhdon sulmet pavarësisht se në një numër më të reduktuar. Ditët kalojnë dhe shifrat e viktimave shtohen, lufta vijon ndërsa largimet shtohen.