Pak ditë më parë, Donaldi vendosi ta dhurojë udhëtimin në 7 destinacione, dhuratë që mori gjatë “Big Vrother VIP”. Aktori tha se do t’ja japë këtë dhuratë 7 çifteve dhe pas kësaj deklarate duket se i është hapur punë.

Mes shumë komentuesve që duan të fitojnë udhëtimin nuk kanë munguar edhe personazhe publikë apo miq të Donaldit, mes tyre edhe mamaja e tij. Ajo i ka shkruar të birit në mesazh duke i thënë: “Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon”.

“Ndërkohë mami im”, shkruan Donaldi krah postimit, duke nënkuptuar se edhe ajo po e pret me padurim momentin kur ai do të zbulojë fituesit e udhëtimeve.