Kryeministri italian, Mario Draghi ka dënuar sulmin, sipas tij, mizor, të Rusisë në centralin bërthamor të Zaporizhia në Ukrainë.

”Një sulm kundër sigurisë së të gjithëve”, sipas një shënimi nga Palazzo Chigi.

”Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të reagojë i bashkuar dhe me vendosmërinë maksimale, së bashku me aleatët e tij, për të mbështetur Ukrainën dhe për të mbrojtur qytetarët evropianë”, theksoi Draghi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se forcat ruse në Ukrainë po synonin kompleksin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në jug të vendit.

“Për momentin, tanket ruse po bombardojnë njësitë e reaktorit”, tha Zelensky në orët e para të së premtes në një video të postuar në kanalin e tij Telegram.

“Elektrocentrali më i madh bërthamor në Evropë është në zjarr”, tha Zelensky.

“Ka tanke të pajisura me kamera termike. Kjo do të thotë se ata e dinë se ku po gjuajnë, ata janë përgatitur për këtë”, theksoi ai.