Dashi
Këtë javë Saturni do të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të jeni dyshues dhe do të keni mosmarrëveshje me personat pranë jush. Në aspektin profesional mund t’ju paraqiten mundësi të reja dhe duhet të jeni të përgatitur për ndryshime të mëdha. Në aspektin e ndjenjave do të mund të shpëtoni një marrëdhënie që dukej se po shkonte në drejtimin e gabuar.
Demi
Po kaloni një periudhë reflektimi. Ndokush prej jush po përpiqet të kuptojë gabimet e bëra në të shkuarën. Do të hasni ndonjë problem në aspektin profesional, por që do të dini ta përballoni falë aftësive tuaja. Në fundjavë do të përjetoni emocione të bukura në krah të partnerit apo në shoqërinë e familjarëve dhe të miqve.
Binjakët
Do ta nisni javën me vrull të madh. Do të kaloni edhe ditë të qeta, por gjithsesi të kënaqshme. Gjithçka duket se do të shkojë mirë në aspektin profesional dhe sentimental. Projektet tuaja do të jenë të suksesshme dhe kjo gjë do t’ju ndihmojë shumë për sa u përket financave. Dita më me gjallëri do të jetë e enjtja më datë 7 mars.
Gaforrja
Mërkuri mund t’ju bëhet pengesë në rrugën tuaj. Më datë 4 mars mund të gjendeni në situata të ndërlikuara që do t’i kapërceni vetëm falë zgjuarsisë suaj . Me raste do të ndiheni në humor të keq dhe do t’ju mundojnë dyshimet dhe xhelozia për shkak të ndonjë çështjeje të vjetër. Mbase bëhet fjalë për ndonjë fiksim tuajin, prandaj përpiquni t’i qartësoni gjërat. Edhe në aspektin sentimental parashikohet të ketë ndryshime.
Luani
Kjo do të jetë një javë e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Të mërkurën dhe të premten do të mund t’u kushtoheni çështjeve të dashurisë. Të shtunën mund të pësoni një zhgënjim për diçka që ka lidhje me punën. Gjithçka varet nga fakti se si do të shkojnë gjërat. Do të ndieni dëshirën që të keni pranë njeriun tuaj të zemrës, ndoshta edhe për shkak të ndjenjës së fajit që e keni lënë pas dore.
Virgjëresha
Me zhvendosjen e Uranit dhe të Saturnit, do të hasni vështirësi në aspektin profesional. Në mënyrë që t’ia dilni mbanë, duhet të shmangni shpërqendrimet. E njëjta gjë vlen edhe për aspektin sentimental. Kushtojuni rëndësinë e duhur ndjenjave dhe shikoni se mos ndoshta keni lënë pas dore diçka. Nëse keni pasur ndonjë problem shëndetësor, ditën e martë do të ndiheni më mirë.
Peshorja
Gjatë kësaj jave Mërkuri dhe Venusi do të jenë në pozicion të pafavorshëm. Mund t’ju shfaqen ndërlikime në jetën e përditshme. Mundet edhe që të dëgjoni nga kolegët fjalë të dykuptimshme. Aty nga mesi i javës gjendja mund të degjenerojë edhe më tej. Në aspektin financiar situata duket më e mirë. Përpiquni të tregoheni të sinqertë për çështjet që kanë lidhje me ndjenjat.
Akrepi
Kjo nuk do të jetë një periudhë fort e përshtatshme për ju. Do të ndiheni në humor të keq. Por edhe pse duket sikur e keqja ju ka vënë përfund, do të mund t’ia dilni mbanë falë forcës që ju karakterizon. Datat 6 dhe 7 mars do të jenë ditët më të qeta të javës. Do të bëni projekte të reja së bashku me partnerin. Mbase do të mendoni për martesë ose bashkëjetesë.
Shigjetari
Venusi dhe Hëna të kthyer nga shenja juaj do t’ju dhurojnë qetësi dhe emocione pozitive. Deri ditën e enjte do të jeni të rrëmbyer nga puna, e cila duket sikur jua thith të gjitha energjitë. Por pas datës 8 këshillohet që t’i kushtoheni më shumë partnerit, i cili mund të jetë ndier i lënë pas dore gjatë këtyre ditëve. Parashikohet që në fundjavë ta kaloni bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Bricjapi
Në fillim të javës do të ndiheni nervozë. Më pas mund t’u kushtoheni çështjeve të punës. Më pak të favorizuar do të jeni në aspektin sentimental. Nuk keni dëshirë që të krijoni njohje të reja dhe as që të konsolidoni raportin me partnerin. Për momentin e keni mendjen vetëm te puna. Mundohuni të bëni një pauzë në mënyrë që të kuptoni çfarë dëshironi vërtet. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më me fat të javës.
Ujori
Ditën e premte Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe pritet që gjithçka të shkojë mirë në sferën e dashurisë në javët në vazhdim. Gjithkujt do t’i dukeni mjaft tërheqës dhe për beqarët parashikohen takime emocionuese. E diela do të jetë një ditë e paharrueshme, falë pranisë së Hënës. Bëni kujdes vetëm nga ndonjë e papritur që mund t’ju dalë ditën e hënë.
Peshqit
Gjithçka duket se do të shkojë mirë në aspektin profesional për të lindurit në shenjën e peshqve. Disa çështje që kishin mbetur pezull, duket se tani do të gjejnë zgjidhje. Do t’ju duhet të prisni pak, në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë në aspektin sentimental. Ju jeni njerëz bujarë dhe dëshironi t’i ndihmoni të tjerët. Në fund, të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen.