Briseida merr refuzim të vazhdueshëm nga bashkëshorti i saj për divorc pavarësisht se provat për t’u ndarë nga ai ajo i ka mjaft të forta. Në deklaratën e saj më herët gjatë “Shihemi në Gjyq”, ajo tregoi se si fillim, ishte djali i saj 14-vjeçar që ia kishte treguar tradhtinë e rëndë bashkëshortore.
Megjithatë, pavarësisht se burri i saj ka një fëmijë të sapolindur me bashkëshorten e vëllait të tij, pra kunatën, me të cilën bashkëjeton në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet dhe i vëllai, kundërshton t’i japë divorcin. Përveç kësaj, Briseida e ka parë me sytë e saj një tjetër provë tronditëse të tradhtisë së tij, që e tregon në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Briseida: Kur isha në Itali, i kap mesazhin djali, i nis një video të shpifur bashkëshortit tim, djali ma tregon mua, unë e marr zihem me të.
Eni Çobani: Video çfarë, video kishte dalë ajo vetë apo video të tjera?
Briseida: Video të tjera dhe një foto të saj që ish… Djali kap telefonin ia sheh, mi tregon mua dhe ai më godet me grusht në kokë, më bie të fikët.
Eni Çobani: Juve? Për videon që i dërgon një zonjë tjetër, ju godet burri juaj?
Briseida: Po. Më tha “ti i ke mësuar fëmijët nën vete, i ke bërë për vete”. “Ore fëmijët i kemi bashkë, ç’u kam bërë unë?” E ngriti si akuzë, aty më bie të fikët, përmirësohem pak, më merr vëllai i vogël në telefon. Kishi kaluar 1-2 orë, e hap djali dhe thotë “ma, daja”, i them vëllait “nuk po shoh” se hapja sytë, por nuk shihja më. Vjen vëllai me vrap, e ndjeu, kurrë mos qoftë vëlla për motër, më thotë “më thuaj, të ka goditur”, “jo, më ra tenxherja”, i thashë, “po pse?”, “po se jam e shkurtër, nuk arrij dot”. Kërkoja të mbahesha për gjethet e fikut, i themi ne vlonjatët.