Bashkimi Saiti, një nga ish-konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen” ka qenë së fundmi në vëmendje pasi qarkullojnë shumë zëra rreth jetës së tij private. Mes të tjerash është thënë se ai ka qenë i martuar e madje ka edhe dy fëmijë.

Mirëpo, kjo gjë është mohuar nga vetë ai. Bashkimi ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory ku dikush i ka shkruar: “E pashë në një portal thuhet se je i martuar dhe ke dy fëmijë”.

Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi duke thënë: ”Saaaaaa fëmijë?” dhe duke qeshur më pas. Bashkimi ka mohuar të jetë në një lidhje të re pas ndarjes nga Alvisa.