Ekuipazhi i një jahti të një oligarku rus në Norvegji u detyrua të kapte peshk për të mbijetuar pasi bizneset lokale refuzuan të furnizonin me karburant, dhe jahti qëndroi pa lëvizur. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kapiteni i anije për Wall Street Journal.
Jahti, Ragnar, besohet se i përket Vladimir Strzhalkovsky , një ish-agjent i KGB-së me lidhje me presidentin rus Vladimir Putin. Ragnar 85 milionë dollarë , sipas SuperYacht Fan, ka mbetur e bllokuar në portin norvegjez të Narvik për më shumë se një muaj , sepse furnizuesit e karburantit refuzojnë të punojnë me Strzhalkovsky.