Në ditën e 28 të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, një qytetar duket se është shfaqur mes rrënojave duke luajtur në violinçel. Përmes një postimi në Twitter ai shfaqet në qendër të Kharkiv-it të shkatërruar nga lufta duke luajtur tinguj muzikorë.
Videoja prekëse tregon muzikantin ulur në qendër të shkretë të qytetit ndërsa ndërtesat e djegura dhe rrënojat e rrethojnë atë. Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është shkatërruar nga bombardimet e vazhdueshme nga trupat ruse, ndërsa më shumë se gjysmë milioni njerëz thuhet se janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit.