Një incident është shënuar në Spitallë të Durrësit! Mesohet se Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është konfliktuar me anëtarët e Partisë Socialiste.
Ngjarja ka ndodhur në Shkollën “Naim Babameto” në Spitallë, ku fillimisht në disa media u raportua se kishte patur dhe konfrontime fizike.
Malltezi ka sqaruar se nuk behët fjalë për goditje, gjatë konfliktit verbal me anëtarët e PS, keta të fundit i kishin marre telefonin.
“Nuk behet fjalë për goditje, por më morën telefonin dhe me fshinë videot”, ka thënë Malltezi.
Sipas Malltezit këtë qendër votimi kishte shumë anëtar të PS-së, ndërkohë nuk kishte punonjës policie.
Dhëndri i Sali Berishës ka shpjeguar se kishte nisur të filmonte me telefon, pasi anëtarët e PS nuk dilnin nga qendra e votimit dhe me pas një prej atyre qe ishin aty i kishin marre telefonin dhe i kishin fshirë videon.