Sali Berisha, Jamarber Malltezi, duke hyre ne nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike ku do te votohet per anetaret e Kryesise se PD dhe do te percaktohet aksioni opozitar per fillimin e protestave popullore per largimin e qeverise./r/n/r/nSali Berisha, Jamarber Malltezi, enter a meeting of the National Council of the Democratic Party where will be voted for the members of the DP steering committee and will be determined the opposition action for the start of popular protests to topple the government.

Një incident është shënuar në Spitallë të Durrësit! Mesohet se Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është konfliktuar me anëtarët e Partisë Socialiste.

Ngjarja ka ndodhur në Shkollën “Naim Babameto” në Spitallë, ku fillimisht në disa media u raportua se kishte patur dhe konfrontime fizike.

Malltezi ka sqaruar se nuk behët fjalë për goditje, gjatë konfliktit verbal me anëtarët e PS, keta të fundit i kishin marre telefonin.

“Nuk behet fjalë për goditje, por më morën telefonin dhe me fshinë videot”, ka thënë Malltezi.

Sipas Malltezit këtë qendër votimi kishte shumë anëtar të PS-së, ndërkohë nuk kishte punonjës policie.

Dhëndri i Sali Berishës ka shpjeguar se kishte nisur të filmonte me telefon, pasi anëtarët e PS nuk dilnin nga qendra e votimit dhe me pas një prej atyre qe ishin aty i kishin marre telefonin dhe i kishin fshirë videon.