Hakan Calhanoglu është një nga më të mirët në mesfushën e Inter-it. Turku ka dhënë një intervistë në faqen zyrtare të UEFA-s, në të cilën ka folur për transferimin e tij te zikaltrit dhe marrëdhënien me trajnerin.

“Inter është një skuadër shumë e fortë, klubi më ka folur për objektiva dhe kam kuptuar se donim të njëjtat gjëra. Ka qenë një transferim i mirë për mua, mendoj se kam marrë vendimin e duhur”, ka thënë Calhanoglu.

“Këtu ndihem më mirë kur luaj afër portës, më pëlqen të luftoj dhe të jap kontributin tim në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse. Në karrierë kam luajtur si sulmues krahu, numër 10, ndërsa në skemën 3-5-2 të Inzaghi-t luaj si 8 dhe ndihem shumë mirë.

“Goditjet e mia nga këndi dhe ato të dënimit janë shumë efikase. Është si për tenistët që stërviten për të marrë një pikë me shërbimet e tyre. Unë provoj goditjet e dënimit, punoj shumë sepse janë një avantazh i madh për ne”.