Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron është nisur drejt Polonisë me një kamion me një dërgesë donacionesh.

Cameron nëpërmjet postimeve në rrjete sociale ka treguar se po e drejton ai vetë kamionin. Ai gjithashtu falënderon të gjithë ata që kanë kontribuuar për të ndihmuar ukrainasit në këtë kohë të vështirë që po kalojnë.