Sipas raporteve të inteligjencës nga Pentagoni dhe në Ukrainë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “po vdes në agoni nga kanceri i zorrëve”.
Ata raportojnë se “fytyra e tij e fryrë” është një shenjë se ai po merr ilaçe kimioterapie ose steroide.
Shprehia e tij e fytyrës pa një buzëqeshje tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme, thonë burimet amerikane.
Rrjedhimisht kjo e ka bërë atë më agresiv dhe ai po e sulmon Ukrainën pasi e di që do të vdesë dhe dëshiron të lërë një trashëgimi, shprehen të njëjtat burime.
Një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon tha se analistët kanë studiuar Putinin, 69 vjeç, dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë.
Burimi tha: “Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur.
“Vështrimi i tij tregon se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë të ndodhë si rezultat i vuajtjes së tij,” tha ai.
Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës të enjten, më 24 shkurt.