Ish-përfaqësuesi i përhershëm britanik në NATO, Peter Ricketts, ka shprehur skepticizëm në lidhje me kushtet për një armëpushim kuptimplotë midis Rusisë dhe Ukrainës.
Nëpërmjet një interviste në Skynews zyrtari britanik thotë se të gjithë duan që lufta të mbarojë, por pala ruse sipas tij është e paparashikueshme , duke dyshuar deklarata e lëshuara nga Kremlini.
Ai tha se nuk ka asnjë dyshim se presidenti Zelenskyy dhe pala ukrainase janë plotësisht të sinqertë.
“Por unë jam vërtet i kujdesshëm ndaj rusëve këtu. Sinqerisht nuk shoh se ekzistojnë kushtet për një armëpushim kuptimplotë, por mendoj se është guximi i Presidentit Zelenskyy të përballet me faktin se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO së shpejti. Ai është i interesuar për garancitë e sigurisë nga fuqitë e mëdha dhe një status neutral për Ukrainën, ndoshta me të drejtën për t’u bashkuar me BE.”
I pyetur në lidhje me pretendimet se miliarderi rus Roman Abramovich ishte helmuar, Lord Ricketts vazhdoi të thoshte se incidenti ishte “misterioz”.