Jordi Alba, mbrojtësi i Barcelona-s dhe i Spanjës, ka folur në konferencë për shtyp në prag të miqësores që Furitë e Kuqe do të luajnë mbrëmjen e sotme kundër Shqipërisë.
Futbollisti ka komentuar edhe eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës.
“Italia jashtë Botërorit? Një surprizë e bujshme. Them të vërtetën, kam falënderuar qiellin për faktin që Spanja ishte e kualifikuar në Botëror dhe se nuk na është dashur të luanim në playoff, gjë që ka qenë duke ndodhur”, ka thënë Jordi Alba.
“Futbolli i sotëm të vë përballë me kundërshtarë të ndryshëm, por të gjithë mund të të mundin, veçanërisht në një ndeshje me eliminim direkt.
“Në këtë moment të sezonit, ndër të tjera, kur luhen shumë ndeshje, mund të jesh edhe në një formë fizike jo shumë të mirë dhe rrezikon të ndëshkohesh. Është për të ardhur keq që Italia nuk do të jetë në Botëror, por ata që do të jenë në vend të tyre do ta kenë merituar padyshim”.