Dita e gjashtë e protestës para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione pasi një prej qytetareve gjatë fjalës së saj falenderoi kryeministrin Edi Rama për punët e bëra në Shqipëri.

Vajza tha se askush më mirë se kryeministri nuk mund ta ngrinte vendin, teksa i kërkoi atij që të shikojë protestat e qytetarëve me syrin e një artisti.

“Unë këtu kam ardhur që ti bëj një kërkesë kryeministrit, pasi e di që na dëgjon.’Ne nuk kërkojmë që të ikësh, ne të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë, ndër këto vite pasi jam shumë e sigurt që shumë të tjerë nuk do e kishin bërë dot. shtë dicka që e ka bërë me të vërtetë dhe askush nuk mund ta kishte bërë më mirë. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por ashtu sicc jam dhe unë dhe shumë të tjerë. Situatën mund ta shikosh me syrin e një artisti që je”, tha vajza.