Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi në emisionin ‘Kontrast’ se brenda Partisë Demokratike janë dy grupime që kërkojnë ‘kokën’ e Lulzim Bashës.

Ai tha se nga njëra anë rreshtohet Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi me Nënkryetaren Jorida Tabaku, dhe nga ana tjetër është Grida Duma dhe Ervin Salianji.

“Brenda PD ka dy linja qe presin largimin e zotit Basha. Këto janë zoti Bardhi dhe zonja Tabaku, dhe nga ana tjetër zonja Grida Duma dhe Ervin Salianji. Edhe pse s’është përfolur fare në publik, tensionet mes këtyre dy palëve po rrëfejnë se çfarë do të ndodhë nesër. Nëse kjo gjë ndodh hapur, unë besoj se ndryshe nga ajo që thonë kundër zotit Basha, kjo do mund të jetë së fundmi një fitore e kreut të PD. Një fitore e tij kundër dy zonjave, Joridës dhe Gridës” – tha Lorenc Vangjeli.