Kryeministri italian Mario Draghi ka zhvilluar një telefonatë sot me presidentin rus Vladimir Putin, një telefonatë që ka zgjatur rreth një orë. Sipas Kremlinit “utini i shpjegoi Draghit vendimin për pagesën e gazit në rubla. “Presidenti rus Vladimir Putin i shpjegoi kryeministrit Mario Draghi arsyet që lidhen me vendimin e Moskës për të modifikuar pagesat për furnizimet me gaz rus në rubla”, raporton Kremlini.
Ndërkaq kryeministri italian Mario Draghi në bisedën telefonike “nënvizoi rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, për të mbrojtur popullsinë civile dhe për të mbështetur përpjekjet negociuese”. Draghi përsëriti “gatishmërinë e qeverisë italiane për të kontribuar në procesin e paqes, në prani të shenjave të qarta të de-përshkallëzimit nga ana e Rusisë”. “Presidenti Putin – thuhet në deklaratën e lëshuar nga qeveria italaine – e përshkroi sistemin rus të pagesave të gazit në rubla. Dy liderët ranë dakord për mundësinë për të mbajtur kontakte”.
“President Putin, ju mora për të folur për paqen”. Me këto fjalë kryeministri Mario Draghi bëri debutimin e tij duke folur me Putinin, sipas raportimeve nga pallati qeveritar.