
Italia nuk do të marrë pjesë në një Botëror për herën e dytë radhazi, por cilësia e disa lojtarëve mbetet e padiskutueshme. Në këtë kuptim, për sa i takon merkatos, disa lojtarë të kombëtares axurre kanë përfunduar në shënjestrën e Juventus-it.
Sipas Tuttosport, ideja e bardhezinjve është ajo që të përforcojë skuadrën duke zgjeruar bazën italiane të ekipit. Nëse emri i Frattesi-t është emri i ri në listë, Nicolo Zaniolo është objektivi i vërtetë i Zonjës së Vjetër.
Juventus do të bëjë një tentativë në verë, me Roma-n që, pa arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me lojtarin, mund të jetë e detyruar ta sakrifikojë yllin e saj për bilancin.
Eemrat e tjerë italianë në shënjestrën e bardhezinjve është Emerson Palmieri dhe Jorginho. Juventus po i ndjek të dy, në pritje të të rejave në lidhje me të ardhmen e Chelsea-t.
Mesfushori do të ishte përforcimi dieal nëse do të largohej Arthur, ndërsa mbrojtësi i krahut duket se është i preferuari për të zëvendësuar Alex Sandro-n.