Emri i Antonio Rudiger është prej kohësh në shënjestrën e drejtuesve të Juventus-it për të përforcuar mbrojtjen. Futbollisti gjerman është në pritje te Chelsea duke parë se kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni, por klubi nuk mund t’i bëjë asnjë ofertë për rinovimin pas sanksioneve që qeveria angleze i ka vënë Roman Abramovich-it.
Megjithatë, Juventus nuk ka ndërmend të bëjë asnjë çmenduri për mbrojtësin, i cili, siç bëjnë të ditur nga Anglia, kërkon nnjë rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon plus bonuse.
Një shifër që, sipas Tuttosport, duket se është shumë larg standardeve të reja të klubit bardhezi, q ë e ka fiksuar në 7 milionë euro tavanin e rrogave.
Gjithsesi, Juventus nuk do të heqë përfundimisht dorë nga Rudiger, por po shikon edhe për emra të tjerë si ai i lojtarit të Torino-s, Bremer, katër vite më i ri se gjermani, por edhe shumë i kërkuar në Itali dhe jashtë saj.