Gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar, kreu i qeverisë deklaroi se shumica e shërbimeve, ato që kanë të bëjnë me marrjen e dokumenteve, do të kryhen online.
Sipas tij, kjo do të bëjë të mundur goditjen e korrupsionit në sportelet e shërbimeve.
“Njërin e ka nxjerrë vrima e bravës, tjetrin bishti i varesë për të mos pasur asnjë iluzion pasi në rastin e tyre ata janë aty për një politikë personale. Mes atyre dy të tjerëve në Tiranë që kacafyten me njëri-tjetrin për interesa personale. Njëri mazalla se do të ikë, ndërsa tjetri të rikthehet. Ne jemi këtu për të bashkuar nejrëz, jo për të ndarë, për të bashkuar njerëz jo për partinë por për ato çështje, ato gjëra që politika duhet të bashkojë. Çështje që kanë të bëujnë me jetën e tyre të përbashkët. Gjëra që kanë të bëjnë me ecurinë e punëve të komunitetit. Këshillimi Kombëtar është hapi tjetër për të afruar më shumë qeveruisjen me qytetarët. Për t’I dhënë qytetarëve pa dallim bindjesh, partie por si njerëz qofshin këtu ose emigracion, mundësinë për të dhënë opinionin e tyre mbi vendimarrjet e rëndësishme.
Është një hap tjetër pasi kemi hedhur një hap për të krijuar një urë të re komunikimi përmes platformës së Bashkëqeverisjes. Brenda pak ditësh ose dy javëve të para të marsit, ne do të bëjmë publike atë që kemi paralajmëruar, mbylljen e sporteleve të shërbimeve në mënyrë që shërbimet ti marrin nga telefoni, kompjuteri pa pasur nevojë për të mbajtur rradhë. Pa pasur nevojë për të kërkuar miq të njohur, pa pasur nevojë të fusin dorën në xhep. Platforma E-albania na shërbeu mirë gjatë pandemisë. Një gjë e tillë do ndodhë dhe me sportelet. JKemi krijuar një mekanizëm të tërë kontrolli në mënyrë që të dimë në kohë reale në të gjithë Shqipërinë për këdo që I vonohet një përgjigje. Do i japim një goditje të madhe atij korrupsioni të vogël për atë pjesë që ka të bëjë me shërbimet me dokumente” – tha Rama.