Këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelensky, ka thënë se pushtimi i Kievit është prioriteti i rusëve.
Ai paralajmëron Kremlinin, se tentimi i një ofensive në kryeqytetin e vendit do të ishte një “vetëvrasje” për ta.
Oleksiy Arestovych theksoi se konflikti mund të përshkallëzohet gjatë dy deri në tri javët e ardhshme.
Rusia akoma ka për synim të thyej mbrojtjen ukrainase në Kiev, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme si brenda ashtu dhe jashtë qytetit.
Më herët inteligjenca britanike ka njoftuar se forcat ruse akoma nuk kanë bërë ndonjë progres, ku shumica e trupave të tyre kanë mbetur aty ku janë nga fillimi i pushtimit.