Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Ai do të jetë kësaj here i pranishëm në ditën e verës, pas dy vitesh që koncerti i tij madhështor shtyhet për shkak të pandemisë Covid-19.
Sigurisht, vajzat mezi e kanë pritur ardhjen e tij dhe po ju tregojmë se në koncert s’do të performojë vetëm Maluma. “Revista Who” bën me dije se gjithashtu Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar. Koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë. Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.
Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.
Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe vajzat (por edhe djemtë), çmenden pas muzikës së tij. I lindur dhe i rritur në Medellín, ai krijoi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën 16 vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, “Magia”, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij kryesor ishte “Pretty Boy” i 2015-ës , Dirty Boy, gjë që çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.
Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borró Cassette” dhe “Corazón.