Jo të gjithëve u pëlqen ideja për t’iu përkushtuar ligjërisht një personi gjatë gjithë jetës së tyre. Disa njerëzve u pëlqen të jenë të lirë nga çdo lloj lidhje dhe nuk e kuptojnë konceptin e martesës.
Ja disa nga shenjat e zodiakut që e urrejnë idenë e martesës.
Ujori
Ujorët kanë një shpirt të lirë dhe e urrejnë absolutisht idenë e lidhjes në martesë me dikë. Ata thjesht nuk mund t’i përkushtohen dikujt për një kohë të gjatë.
Peshqit
Peshqit tërhiqen nga ideja e martesës. Kur lindin probleme ata ikin pa e menduar. Ata nuk mund të përballen me emocione të rënda, lot, akuza, faj dhe zhgënjim.
Shigjetari
Ata janë shumë aventurierë dhe e shohin jetën si një slitë emocionesh. Kështu që ata shmangin martesën sepse nuk duan të fokusohen vetëm te një person.
Binjakët
Binjakët nuk mund ta imagjinojnë jetën e tyre pa ndonjë argëtim apo emocion. Pra, ideja për t’u martuar me dikë gjatë gjithë jetës së tyre është pothuajse një makth për ta. Ata kanë frikë se nëse martohen, do të humbasin jetën shoqërore.