Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme në BE Josep Borell ka folur në Tiranë për rritjen e çmimeve që ka përfshirë gjithë Europën duke theksuar se rritja e çmimeve nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë por eshtë pasojë e luftës në Ukrainë.

“Është një varësi e ndërvarur e të gjithëve ne nga Rusia. Rusia po e përdor si armë ndalimin e eksporteve. Kjo ceshtje nuk ka të bejë vetëm me Shqiperine, është pasoje e luftës”, tha Borell.

Ai mori si shembull për rritjen e çmimeve, vendin e tij Spanjën ku një faturë energjie ka arritur në 500 euro.

“E di që ju keni hasur shqetësime mjaft të mëdha për rritjen e çmimeve dhe lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore nuk janë pasojat e sanksioneve por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë të energjisë, naftës, gazit dhe është pasojë e varësisë që ka e gjithë bota dhe po bëhet edhe më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë. kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me sanksionet, pro pasojë e luftës dhe ndalimit të eksporteve. që na prekin të gjithëve. më lejoni ta ilustroj me një shembull, unë paguaja në Spanjë 50 euro energji dhe sot paguaj 500 euro. Nafta në Bruksel është mbi 2 euro litri. Këto pasoja do të krijojë valë shoku të mëdha tronditje në ekonominë tonë “, tha Borrell.

Nderkohe ndryshe nga ctha Borrell per vendet e tjera, ne Shqiperi cmimi i energjise nuk eshte rritur per qytetaret pasi qeveria e subvencionon ate per secilen familje.