Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, ka njoftuar ditën e sotme se ka një lehtësim të shtetrrethimit në kryeqytetin ukrainas. Këtë njoftim ai e postoi në ‘Facebook’ ku shkroi se ky është një informacion i rëndësishëm dhe së orari i shtetrrethimit po ndryshon.
“Miq! Informacion i rëndësishëm! Orari i shtetit po ndryshon në Kiev dhe rajon. Nga sot 28 Mars, shtetrrethimi do të fillojë një orë më vonë dhe do të përfundojë një orë më herët. Dhe do të zgjasë nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit.”- njoftoi Klitschko.
Autoritetet lokale bënë me dije pak më parë se shkollimi në kryeqytet do të fillojë online nga dita e sotme.