Kiev ka zbardhur pikat e kërkesave të tyre në negociatat me Moskën, ku fokusi do të jetë armëpushim i menjëhershëm, tërheqje e të gjitha trupave ruse dhe padyshim paqja.
“Pozicionet tona nuk kanë ndryshuar: paqe, armëpushim i menjëhershëm, tërheqje e të gjitha trupave ruse dhe vetëm atëherë do të jemi në gjendje të flasim për marrëdhëniet tona fqinjësore dhe dallimet tona politike”, tha Mykhailo Podolyak, kryenegociatori dhe këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr. Zelensky, në një video në Twitter, pak para rifillimit të negociatave online mes delegacioneve të Moskës dhe Kievit.