Ministria e Jashtme kineze ka thënë se Kryqi i Kuq do të ofrojë 10 milionë juanë (1.1 milion paund) ndihmë humanitare për Ukrainën, sipas skynews.

Kjo vjen pas paralajmërimit të presidentit amerikan Joe Biden se Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse ndihmon në luftën kundër Ukrainës. Diçka e tillë mund të detyrojë presidentin kinez Xi Jinping të zgjedhë midis një marrëdhënieje të gjatë fitimprurëse tregtare me Perëndimin dhe një partneriteti strategjik në rritje me Moskën.

Biden zhvilloi një bisedë telefonike prej gati dy-orësh me Xi të premten, me Shtëpinë e Bardhë që konfirmoi se sanksionet ndaj Kinës ishin një opsion i mundshëm.