Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se Pekini është i gatshëm të ndërmjetësojë Rusinë dhe Ukrainën.
“Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes dhe të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të kryer ndërmjetësimin, kur është e nevojshme,” tha ministri i jashtëm kinez Wang Yi në konferencën e tij vjetore për shtyp.
Wang nuk ofroi detaje të mëtejshme se çfarë nënkuptonte me rolin e ndërmjetësimit, apo nivelin e përfshirjes së mundshme të Kinës.
Ministri kinez përsëriti se miqësia midis Rusisë dhe Kinës është “e fortë si një shkëmb” dhe përfaqëson “një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë”.