Akrepi, është shenja e zjarrtë e ujit, është e njohur për aftësitë e tyre të të folurit ëmblë, për personalitetin e ftohtë dhe besnikëri obsesive në marrëdhënie.
Këto janë disa nga tiparet e njerëzve që i përkasin shenjës së Akrepit
Janë tejet kokëfortë.
Edhe pse nuk janë aq mburravecë apo kryelartë sa shenjat e tjera fikse, Akrepat priren të kenë një ego. Kjo ndjenjë e vetëbesimit mund të jetë e admirueshme nganjëherë, por gjithashtu mund ta bëjë pothuajse të pamundur t’i bindësh ata se e kanë gabim ose kanë faj në situata. Pra, nëse jeni duke pritur për një falje nga një Akrep, mos u lodhni më kot, se nuk do ta merrni.
Akrepat janë dinakë.
Të ndikuar nga energjia luftëtare e Marsit, Akrepat nuk kanë të njëjtin qëndrim përsa i përket faljes dhe nuk harrojnë kollaj. Ata mund t’iu buzëqeshin në fytyrë, por në realitet ata janë duke pritur për kohën e duhur për të goditur. Dhe njësoj si akrepi me të cilin lidhen, ata nuk kanë frikë të luajnë në mënyrë sulmuese dhe të sulmojnë të parët nëse mendojnë se ju keni qenë të pabesë.
Mbajnë shumë sekrete.
Akrepat kanë një atmosferë misterioze rreth tyre që i bën ata të parezistueshëm. Por ky qëndrim i kujdesshëm mund ta bëjë të vështirë njohjen e një personi që i përket shenjës së Akrepit.
Mund t’iu duhet shumë kohë për të njohur se si është një person që i përket shenjës së Akrepit në të vërtetë.