Fotot dramatike të publikuara nga mendiat ndërkombëtare, tregojnë momentin kur një kolonë tankesh ruse shkatërrohet nga një pritë ukrainase pranë Kievit. Sulmi thuhet se i ka marrë jetën një komandanti tjetër të lartë rus, ndërsa forcat e Vladimir Putinit po bëjnë presion mbi kryeqytetin e Ukrainës. Ukrainasit tani kanë pohuar se kanë vrarë mbi 12,000 rusë që kur Putin urdhëroi trupat e tij të hynin në vendin e tyre. Rusia priste të ishte një fitore e shpejtë kur ai urdhëroi pushtimin dy javë më parë, por forcat e tij janë bllokuar dhe tani rregullisht godasin civilët.
Forcat e Moskës thuhej se po bënin përparime të shpejta drejt Brovary, një periferi e madhe lindore e Kievit, në atë që besohet të jetë fillimi i një përpjekjeje për të pushtuar qytetin. Por video e marrë nga një dron ukrainas tregon tanket të bombarduara me artileri në pritën shkatërruese dhe të detyruar të kthehen prapa, pranë periferisë.