Fill pas përfundimit të kualifikueseve të Botërorit, Armando Broja ka zhvilluar një super sezon në Premier League, pa diskutim një nga legjionarët më të lakuar. Për fat të keq, Broja rivësh fanellën kuqezi në një moment jo shumë të mirë, të paktën në raport me shifrat. Në tre ndeshjet e fundit, Broja nuk është preferuar titullarë nga trajneri Ralf Hasenhuttl, i mungon goli në katër sfidat e fundit.
Perla kundër West Ham ishte hera e fundit që solli festë për sulmuesin kuqezi. Sigurisht në këto paraqitje kanë munguar edhe disa dëmtime të vogla, e fundit ishte ajo kundër Watford ku doli nga fusha i gjakosur. Në momentin e tij më të vështirë, nëse mund të quhet i tillë, Kombëtarja vjen si bekim për Armando Brojën.
Dy miqësoret e marsit janë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për tu rikuperuar fizikisht por një mundësi e shkëlqyer për të kolauduar shënjestrën. Ndaj Spanjës është një mundësi luksi, një mundësi që nuk e pati kundër Anglisë, këtë herë Broja shpreson që Edy Reja ti dhurojë një fanellë titullari për të reklamuar potencialin e tij në një sfidë vitrinë kundër një përfaqësuese të madhe që vetëm një vit më parë preku gjysmëfinalet e “Euro2020”.