Kreu i degës së PD Mat, Arjan Lika, i ka dalë në krah Lulzim Bashën, duke theksuar se problemi i demokratëve nuk është ai, por Sali Berisha. Në mbledhjen me kryetarët e degëve, Lika u shpreh se nuk duhet gjuajtur me gurë Basha, duke bërë thirrje demokratëve për ta mbështetur atë.
“Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të jenë më pranë njerëzve. Nuk duhet gjuajtur me grurë i pari i shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një i ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Berisha nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim Lulzim Bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por duhet të vazhdojmë fort përpara”, tha ai.