Deputy Secretary of State Antony Blinken testifies on Capitol Hill in Washington, Thursday, Sept. 29, 2016, before the Senate Foreign Relations Committee hearing on Syria. (AP Photo/Jose Luis Magana)

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhet në Moldavi, theksoi se SHBA p i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Ukrainë.

Në një lidhje me CNN, Blinken deklaroi se deri tani ka raporte shumë të besueshme të cilat vlerësojnë se sulmet e rusëve mbi popullsinë civile janë të qëllimshme, prandaj ato do të konsiderohen si krime lufte.

“Jake, ne kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve që do të përbënin një krim lufte. Ne kemi parë raporte shumë të besueshme në lidhje me përdorimin e armëve të caktuara”, tha Blinken për Jake Tapper të CNN në “State of the Union”. “Dhe ajo që ne po bëjmë tani është dokumentimi i gjithë kësaj, bashkimi i të gjithëve, shikimi dhe sigurimi që, ndërsa njerëzit dhe organizatat dhe institucionet përkatëse hetojnë nëse janë kryer apo po kryhen krime lufte, ne mund të mbështesin çfarëdo – çfarëdo që ata po bëjnë. Pra, tani ne po i shikojmë këto raporte. Ata janë shumë të besueshëm dhe ne po dokumentojmë gjithçka.”

Pohimi nga Blinken vjen pas komenteve të presidentit amerikan Joe Biden javën e kaluar se Rusia synonte qëllimisht civilët në sulmet ndaj Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka akuzuar gjithashtu Rusinë për përdorimin e municioneve thërrmuese dhe bombave vakum – armë që janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar.