Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se do të lejojë eksportin e grurit të kontraktuar nga Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur duke shtuar se kështu do të veprohet me çdo vend të rajonit. Thene kete, kjo krize nder me te medhat e shekullit, po tregon edhe njehere se sa e rendesishme eshte nisma Ballkani i Hapur.

Në një prononcim për gazetarët, Vuçiç theksoi se gruri, vaji dhe mielli janë të kërkuara në rajon dhe botë dhe shpjegoi se Serbia ka disa marrëveshje të vjetra dhe disa të reja që kapin vlerën e 350 mijë tonëve grurë.

Ai tha se qeveria ka ndaluar eksportet për shkak të krizës, por për vendet e rajonit sipas tij, duhet bërë një përjashtim.

“Kërkesat e para zyrtare që morëm ishin në përputhje me ato marrëveshje, të nënshkruara me Shqipërinë. Për këtë po flasim tani dhe do të lejojmë sa më shpejt eksportin e grurit në Shqipëri. Kjo u zgjidh për një kohë të shkurtër”, tha Presidenti.

Me heret kryeministri Rama theksoi se “Sot që flasim problemi më i madh është sigurimi i naftës në treg, për shkak të bllokimit të kompanive. Bizneset tona të miellit kanë kontraktuar 20 mijë tonë miell në Serbi, i cili është bllokuar në momentet që flasim. Ne duam ta hapim këtë me diplomaci, nëse vlen për diçka Ballkani i Hapur është koha që ta hapin rrugën”, tha Rama.

Mesa duket, Ballkani i Hapur tregoi edhe njehere se eshte i nevojshem me aktin e sotem te Serbisë.