Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka njoftuar se deri më tani vendi ka pritur rreth 2000 refugjatë ukrainas të cilët janë larguar nga vendi për shkak të agresioni rus.
Ai gjithashtu u shpreh se vendi ka ofruar dhe do të ofrojë mbështetje për qytetarët ukrainas.
“I gjithë sistemi i krijuar nga qeveria për pritjen e refugjatëve ukrainas është gati” , ka thënë ai, ndërsa shtoi: “Është koha për të treguar solidaritet dhe ne do ta bëjmë këtë”.