Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi se është kryer për herë të parë në Spitalin Rajonal Vlorë, ndërhyrja e histerektomisë me laparoskopi.

Manastirliu tha se, ky është një operacion i vështirë, që është realizuar me sukses nga ekipi i mjekëve të këtij spitali, drejtuar nga dr. Eraldo Koçiaj dhe dr. Pëllumb Kulla. “Falë profesionalizmit të ekipeve tona mjekësore dhe investimeve në aparatura të teknologjisë së lartë, edhe në spitalet rajonale po kryhen ndërhyrje të nivelit të lartë, si në spitalet terciare”, tha ministrja.